Në afërsi të liqenit të Batllavës, një qytetar ka gjetur një mjet shpërthyes
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Brainë të Podujevës, ku një dëshmitar ka njoftuar policinë se në afërsi të liqenit të Batllavës, ka hasur në një mjet shpërthyes.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësitë për deminim të KFOR’it dhe FSK’së, në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë asgjësimin e mjetit.