Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të Liqenit Akumulues në Mitrovicë, mëngjesin e sotëm.
Policia e ka konfirmuar rastin, duke thënë se shkaqet e vdekjes akoma nuk dihen.
Siç mësohet nga dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, personi i gjetur është i moshës mbi 60 vjeçare.
Reporteri.net ka arritur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes kur Policia dhe Zjarrfikësit janë marrë me rastin.