Një trup i pajetë është gjetur në lumin Erenik, nën urën e “Tabakëve” në Gjakovë. Kështu ka thënë komandanti i stacionit policor të Gjakovës, Krist Gjokaj për Express Gjokaj ka konfirmuar se një femër rreth moshës 22-23 vjeçare është gjetur e vdekur në lumin Erenik në Gjakovë.
“Trupi i viktimës është gjetur rreth orës 7:30 në mëngjes”, ka thënë Gjokaj derisa ka shpjeguar se shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.
Policia, prokurori dhe mjekësia ligjore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.