Gjendet një granatë dore në Podujevë, ndërhyn KFOR-i dhe FSK-ja, arrestohen dy persona

Prishtinë | 13 Nën 2025 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar të martën në Podujevë, pasi që tek njëri prej tyre është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes dhe bëhet e ditur se ishte granatë dore.

Sipas njoftimit të policisë, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për posedim të mjetit shpërthyes, ndërsa tjetri për moslajmërim të veprës penale.

“Njësia për deminim e KFOR-it dhe FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.

Të ngjashme