Mëngjesin e sotëm në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës është gjetur një grua e vdekur, raporton Ekonomia Online.
Policia dhe Prokuroria po i hetojnë rrethanat që mund të kenë çuar deri tek vdekja e saj.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti tha se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.