Një person është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 21:50 afër liqenit të Badovcit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se janë duke u bërë hetimet e nevojshme për të mësuar shkaqet e vdekjes.
“Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graqanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulancës”, transmeton Klan Kosova.
“Njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti”.