Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer.
Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në fushën e tij, ka hasur në mjetin e dyshimtë dhe menjëherë ka njoftuar autoritetet përkatëse.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e EOD-së së FSK-së, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit, duke eliminuar rrezikun për banorët përreth.
Njoftimi i plotë:
Rahovec 29.03.2026, 16:30. Është raportuar se derisa ishte duke punuar në fushën e tij viktima mashkull kosovar kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i EDO-së së FSK-s ku kanë bërë shpërthimin e mjetit të dyshimt.