Një mjet shpërthyes është gjetur dje në Parkun e Lirisë në qytetin e Ferizajt.
Sipas policisë për këtë mjet shpërthyes ka njoftuar një qytetar.
Mjeti është tërhequr nga njësiti për deminim i FSK’së dhe KFOR’it.
“Ferizaj 04.02.2021-17:10. Një mashkull kosovar ka raportuar se në parkun e Lirisë ka vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në njoftimin e policisë.