Gjendet një mjet shpërthyes në Lipjan, KFOR-i bën tërheqjen e tij

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Një burrë në Lipjan ka gjetur në oborrin e tij një mjet të dyshuar shpërthyes.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia për deminim e KFOR-it e ka bërë tërheqjen e mjetit.

“MJET I DYSHUAR SHPËRTHYES- Lipjan / 26.05.2024 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përderisa ishte duke punuar në oborrin e tij ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim e KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme