Gjendet një person pa shenja jete në Llapushnik të Drenasit

Prishtinë | 17 Qer 2024 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete në Llapushnik të Drenasit.

Vdekjen e tij e ka konstatur mjeku, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML.

“TRUP I PAJETË, HETIM MBI VDEKJEN- Llapushnik, Gllogoc/ 16.06.2024 – 21:00-22:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme