Në Liqenin e Gjenevës në Zvicër të martën është gjetur trupi i pajetë i një personi, që raportohet se është nga Presheva.
Pikërisht mediat nga Presheva kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Nuhi Memishi (40-vjeçar) nga fshati Isivukë i Luginës së Preshevës.
Gjithnjë sipas tyre, ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, kurse trupi i tij është gjetur të martën në orët e pasdites, përcjell albinfo.ch.
I ndjeri pas vetes ka lënë gruan, vajzën 10 vjeçare dhe djalin një vjeçar. Ka qenë faqja e “Lugina e Preshevës” që ka shpërndarë lajmin, derisa edhe një familjar ka konfirmuar, duke u shprehur ngushëllime të gjithëve për këtë humbje të madhe në familjen e tyre.
Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.