Gjendet një trup i pajetë në Fushë Kosovë

Prishtinë | 12 Sht 2024 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Është gjetur një trup i pajetë në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.

Këtë e konfirmoi për Ekonomia Online, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se trupi është gjetur në orën 15:00.

Sipas tij, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.  Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci.

Të ngjashme