Sonila Mehmeti mbrëmë vonë është gjetur dhe i është kthyer familjes në Podujevë.
Familjarë të saj, kanë konfirmuar se vajza e tyre është gjetur dhe është shëndosh e mirë, raporton telegrafi.
Gjatë ditës së djeshme, familja e saj kishin njoftuar mediet se janë në kërkim të vajzës e cila është nxënëse e klasë së gjashtë.
Ajo raportohej se ishte zhdukur gjatë të enjtes në Komunën e Podujevës.
Sonila Mehmeti e cila po vijonte mësimet në shkollën “Ibrahim Rugova”, pas përfundimit të mësimit nuk ishte kthyer në shtëpi.
Familjarët e saj nuk kanë folur më shumë për rastin, por kanë thënë se ajo është gjetur shëndosh e mirë dhe tashmë është në shtëpi.