Është gjetur pa shenja jete 49 vjeçari i cili u shpall i zhdukur në Ferizaj. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim. Sipas njoftimit misioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua në fshatin Rahovicë. “Lajmërim Njoftojmë se misioni i kërkim-shpëtimit të sotshëm në Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por fatkeqësisht personi […]
Gjendet pa shenja jete 49 vjeçari i zhdukur në Ferizaj

Është gjetur pa shenja jete 49 vjeçari i cili u shpall i zhdukur në Ferizaj.
Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.
Sipas njoftimit misioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua në fshatin Rahovicë.
“Lajmërim
Njoftojmë se misioni i kërkim-shpëtimit të sotshëm në Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por fatkeqësisht personi i humbur ka ndërruar jetë. Falënderojmë të gjithë banorët për bashkëpunimin e treguar, ndërsa familjarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e shoqatës.











