Ka vdekur i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë të shtunën, ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Prishtinë, Ejup Govori.
Ai ka thënë për KOHËN se i dyshuari është pranuar në QKUK në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Ai ishte i dyshuar për plagosjen e dy grave, nënë e bijë, të shtunën pasdite në Fushë-Kosovë. Që nga momenti i plagosjes, ai ishte në arratisje.
Qendra Emergjente në Prishtinë ka konfirmuar më herët se gratë e plagosura janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Policia, përveç se ka konfirmuar plagosjen dhe që është në kërkim të të dyshuarit, nuk ka dhënë informata të tjera deri tash.