Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në rrugën ‘Hamit Thaçi’ në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili bëri me dije se viktima është një burrë 70-vjeçar.
Sipas Bytyqit, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hapur me forcë derën e banesës së të ndjerit, teksa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Me datë 29.07.2023 rreth orës 12:00 policia në Prizren është informuar se ne rrugë “Hamit Thaqi” në Prizren, një person I moshës 70 vjeqare gjendet në banesën e tij dhe nuk përgjigjet në telefon. Policia ka marr informacione se I njëjti përveç moshës ka edhe probleme shëndetësore, andaj është vendos që të hapet dera me forcë. Dera është hap nga zjarrfikësit dhe brenda banesës është gjet personi pa shenja jete, në trupin e viktimës e as në banesë nuk vëreheshin shenja dhune”, tha ai për Sinjalin.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.