Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij një burrë në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:55, në rrugën Epiri.
Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton raporti 24 orësh i policisë.