Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje, e cila është gjetur të enjten pa shenja jete në shtëpinë e saj në Shtërpcë.
Sipas raportit të Policisë, viktima është një femër kosovare, dhe është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, raporton Ekonomia Online.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e saj.
Pas konstatimit të vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.