Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë

| 30 Maj 2023 | 11:51 | Nga

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e vet të hënën rreth mesnatës në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme