Është gjetur sonte në mbrëmje trupi i pajetë i 55 vjeçarit, Shaban Shabani i cili ishte fundosur disa ditë më parë në Liqenin e Batllavës.
Lajmin për KTV-në e kanë konfirmuar familjarë të Shabanit.
Trupi është gjetur nga pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim – Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Forcat e kërkim-shpëtimi kanë përdorur një varkë me skaner për të detektuar trupin.
Shabani u zhduk në liqen të dielën, teksa ishte duke lundruar me varkë me pjesëtarë të tjerë të familjes së tij.