Gjendet pas dy dite në Kukës, vajza e zhdukur nga Klina

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Donisa Berisha, nga Volljaki i Klinës, e cila ishte zhdukur të premtën në mëngjes, është gjetur nga policia e Kukësit në Shqipëri rreth orës 12 të natës.

Klina.info merr vesh se vajza është duke pritur proceduren ligjore për ta lëshuar për Kosovë.

Donisa ishte lajmëruar si e humbur nga babai i saj i cili nuk e kishte parë as kur ka dalë nha shtëpia.

Ajo është me aftësi të kufizuara, dhe sot pritet t’i kthehet familjes.

Të ngjashme