Ivan Millosheviq nga Beogradi, i cili ishte i zhdukur në Kosovë që nga 25 majo është gjetur sot.
Këtë e bën të ditur familjarë të tij duke e dërguar një email në redaksinë e Kosovonline.
“Ivan Millosheviq nga Beogradi u gjet i gjallë në rrugën afër Mitrovicës dhe Zveçanit, ku ai zbriti nga rruga. Ivan u zhduk më 25 maj 2021 në Kosovë! Ai është gjallë, ai komunikon, ai u transferua me ambulancë në spitalin e Mitrovicës “, thuhet në emailin e tyre.
Familja e Millosheviqit ka thënë se ai është gjetur falë kërkimeve nga shokët e tij në Graçanicë dhe nga prindërit e tij, si dhe nga disa biçiklistë serb të Mitrovicës, të cilët e gjetën atë.
“Policia që zhvilloi hetimin dështoi shumë dhe tregoi paaftësi të madhe. Prindërit janë të lumtur që e gjetën djalin e tyre të gjallë dhe janë të indinjuar nga paaftësia e Policisë së Kosovës. Falënderojmë të gjithë serbët dhe civilët shqiptarë që ndihmuan në hetimin dy ditëve të kaluara”, thuhet në e-mailin e familjes.