Në fshatin Lladrovc të komunës së Malishevës është gjetur sot një person i vdekur. Sipas policisë personi i që është gjetur pa shenja jetë është 57-vjeçar kosovar me inicialen S.B.
“Me datë 04. 08. 2018 në ora 09:30 stacioni policor në Malishevë ka pranuar informacion se në fshatin Lladrovc në rrugë gjendet një veturë në të cilën dyshohet se është një person pa shenja jete”.
“Menjëherë policia me të gjitha njësitë relevante ka shkuar në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës S.B . 57 vjeçar kosovar/shqiptar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës hetimet fillestare dyshohet për vrasje.
“Nga hetimet fillestare dyshohet për vrasje. Hetimet e drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Gjakovë, në mënyrë intensive po punojnë në hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.