Një vajzë nga Klina e cila nga e enjtja e kaluar (30 Qershor 2016) u raportua si e zhdukur, në fakt doli se kishte shkuar vet për vizitë në Shqipëri.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Lidhur me rastin me 03.07.2016 në stacionin policor është paraqitur ankuesi mashkull K/Shqiptar së bashku me viktimën femër K/Shqiptare e cila ka raportuar se ishte për vizitë në R. Shqipërisë dhe nuk ishte e zhdukur. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.