Të hënën pasdite është plagosur një 54-vjeçar me armë zjarri. Nga QKUK kanë treguar se gjendja e tij stabile.
Të hënën pasdite ishte e rrethuar dhe e mbushur me njësi policore.
Kjo sepse të hënën rreth ores 18:00 pati të shtëna me armë zjarri këtu në lagjen Ulpiana në kryeqytet.
Si pasojë mbeti i plagosur një 54-vjeçar, cili u dërgua për tretman mjekësor në QKUK.
Pas tretmaneve të para në Qendrën Emergjente tani viktima ështu duke u trajtuar në Klinikën e kirurgjisë Torakale.
Gjendja e pacientit është stabile dhe do të vazhdojë të marr tretman edhe në ditët në vazhdim.
Ndërsa i dyshuari sipas raportit te policisë është dërguar në mbajtje.
Ky nuk është rasti i vetëm ditëve të fundit në vendin tonë ku ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri. Një e tillë ndodhi para disa ditës në rrugën B.
Ndërkohë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë tre mujorit të parë të vitit 2021 janë konfiskuar 1,135 armë zjarri.