Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 64 pacientë me COVID-19. Prej tyre 48 janë të infektuar me Coronavirus, ndërsa 16 pacientë janë në pritje të rezultateve.
Nga pacientët e shtrirë, 20 janë në oksigjenoterapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.
Deri më tani në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 40 persona janë shëruar nga koronavirusi.
Nga personeli i spitalit, 5 mjekë, 7 infermierë dhe 2 bioinxhinjer janë të infektuar me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 186 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 2 lindje, të dyja me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje, 1 e gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
Brenda një dite janë kryer 10 operacione, ndërsa 184 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,325 analiza.