Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, gjatë ditës së djeshme, bëri të ditur se në komunën e Prizrenit janë shënuar edhe pesë raste pozitive me Covid 19.
Numri total i personave të prekur në Prizren tanimë ka shkuar në 58.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka dhënë detaje rreth situatës me Covid 19 në Prizren.
“Të gjitha rastet e reja janë raste të kontaktit. Mbrëmë i kemi pasur rastet e reja. Gjendja shëndetësore e tyre është stabile. Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë 6 qytetarë nga Prizreni”, thotë Haskuka.