Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, ka thënë se nuk janë të kënaqur me testimet që po bën IKSHPK-ja për COVID-19.
“Gjendja në Pejë paraqet shqetësim për qytetarët nga fillimi i pandemisë. Mundësia për testim është e paarritshme”, ka thënë Loci për Klan Kosova.
“Është një nga shqetësimet e përditshme, pacientët e sëmurë sillen dhe e kanë të pamundshme që të testohen. Gjatë ditës së sotme janë marrë katër mostra dhe tre kanë dalë pozitivë Kjo tregon se gjendja nuk është siç e paraqet IKSHPK”.
“Gjendja është e rënduar. Nuk mund të thuhet se ka rënë numri i të infektuarve. Dega e Pejës është anashkaluar”.