Gjendja me Covid-19 në Vushtrri: 33 pacientë po trajtohen, dy në gjendje të rëndë

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë të spitalit të Vushtrrisë bëjnë me dije për Express se në spitalin “Sheikh Zayed” janë edhe 33 pacientë të shtrirë për Covid-19.

Nga ta, dy persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe të njëjtit janë të intubuar. Me simptoma, por të pakonfirmuar me Covid pozitiv janë edhe 4 persona të shtrirë në këtë spital. Ndërkohë në mëngjesin e sotëm në këtë spital ka ndërruar jetë një 83-vjecar si pasojë e Covid-19.

Ndërkohë 28 pacientë të tjerë janë të konfirmuar me koronavirus.

Për fat të mirë asnjë mjekë i spitalit të Vushtrrisë ende nuk është infektuar me Covid-19. Ndërkohë fat të njëjtë nuk kanë pasur infermierët. 8 infermierë të këtij spitali tashmë janë të konfirmuar me koronavirus

Të ngjashme