Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se aktualisht janë 10 pacientë që po trajtohen nga Covid-19 dhe prej tyre 8 janë në oksigjeno terapi, ndërsa asnjë pacientë nuk është në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 200 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
187 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,798 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.