Për gjendjen në spitalet kosovare, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë ditës së sotme pritet që të raportojë në Komisionin për Shëndetësi.
“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me strategjin Legjislative, planin dhe prioritetet e punës së Ministrisë së Shëndetësisë si dhe zhvillimet e fundit në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në njoftim.
Raportimi nisë nga ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit.