Gjendja në veri – Osmani takon partitë opozitare e drejtorin e AKI-së

Prishtinë | 27 Sht 2023 | 11:44 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani ka mbledhur në takim kryetarët e partive parlamentare dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare e Inteligjencës (AKI), pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka pritur në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, po ashtu, kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Përderisa edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ka arritur në takim.

Tema e këtij takimi është terrorizmi që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic i Republikës së Kosovës dhe tre terroristë serbë.

Gjatë ditës së djeshme u kuptua që nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq, ishte pjesë e sulmit terrorist. Ai shihej në disa pamje të publikuara edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Të ngjashme