Gjendja shëndetësore e personave të prekur me Coronavirus është stabile

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Gjendja shëndetësore e personave të prekur me Coronavirus është stabile.

Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi, tha se për momentin 13 nga pacientët e prekur me COVID-19, janë të shtrirë në Klinikë.

“Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi shtrirë 13 pacientë, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë stabile”, pohoi ai.

Më tej, Krasniqi bëri të ditur se persona të dyshuar për COVID-19, ka vazhdimisht, ndërsa ata që paraqiten në Klinikën Infektive orëve të mbrëmjes, testohen ditën e nesërme.

Ndryshe, deri më tani numri i personave të prekur me coronavirus është 20.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme