Kundërmimi i rëndë nga ujërat e zeza pas reshjeve të shiut, ka alarmuar banorët e Fushë Kosovës. Ata kanë reaguar edhe përmes rrjeteve sociale duke shprehur frikën për ndonjë epidemi të mundshme si pasojë e situatës së krijuar, kurse Partia Demokratike në këtë komunë, i ka bërë thirrje Ministrisë së Mjedisit të merret me gjendjen e krijuar.
Reshjet e shiut gjatë ditë së djeshme u kanë shkaktuar telashe të mëdha banorëve të Fushë Kosovës, pasi ujërat e zeza kanë vërshuar gjithandej rrugëve të qytetit, në bodrumet e banesave e oborre të shtëpive, duke shkaktuar kundërmim të rëndë gjithandej, ndërkaq kanë shtuar frikën e banorëve të kësaj komune për ndonjë epidemi të mundshme.
Edhe pasi ka pushuar shiu, kundërmimi nga ujërat te zeza vazhdon t’i shqetësoj banorët e kësaj komune.
Reagime të qytetarëve ka pasur ditës së sotme të cilët në adresë të PDK-së në këtë komunë, kanë dërguar fotografi dhe video duke alarmuar për gjendjen e krijuar nga ujërat e zeza.
Ata kanë hedhur kritika në drejtim të qeverisjes komunale të Fushë Kosovës, duke thënë se ndonëse shumë herë kanë bërë thirrje për gjendjen me kanalizimet, e të cilat u shkaktojnë telashe të tilla sa herë që ka reshje të shiut, komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim.
“Ka tetë vite që kemi bërë këkrkesë në komunë në lidhje me problemin që kemi me kanalizimet, madje edhe vetë kryetari Burim Berisha ka ardhur dhe e ka monituoruar gjendjen, duke na premtuar se do të merren masa, pro deri tash askush nuk ka ndërmarrë asgjë”, ka thënë një banor i Bresjes së Fushë Kosovës.
Reeagime nga qytetarët ka pasur edhe në rrjetet sociale, duke ngritur alarmin në lidhje me këtë situatë pas reshjeve të djeshme.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Dega e Partisë Demokratike në Fushë Kosovë si dhe vetë kryetari i kësaj dege, Rrahim Ternava, i cili ka thënë se kjo gjendje do të duhej ta alarmonte komunën e Fushë Kosovës, por se atyre nuk u interesojnë qytetarët e e as problemet e tyre.
PDK në reagimin e saj i ka bërë thirrje Minsitrisë së Ambientit që të merret me këtë çështje, pasi nga komuna nuk ëshë ndërrmarr asnjë hap në këtë drejtim.
“Reshjet e shiut që ranë dje u kanë shkaktuar telashe të mëdha banorëve të komunës sonë, pasi ujërat e zeza dolën në sipërfaqe për shkak të kanalizimeve të bllokuara, vërshuan gjithandej madje kanë hyrë edhe brenda bodrumeve e oborreve të shtëpive.Qytetarët edhe gjatë ditës së sotme kanë alarmuar për erën e rëndë kudo në lagjet dhe banesat e banorëve të Fushë Kosovës dhe kanë shprehur frikën se si pasojë e kësaj gjendjeje mund të përhapet ndonjë epidemi. Neglizhenca e komunës për t’u marrë me këtë gjendje është kulmi i papërgjegjësisë.Partia Demokratike në Fushë Kosovë i bën thirrje Ministrisë së Mjedisit që të marrë masat e nevojshme lidhur me këtë gjendje, pasi autoriteteve të komunës së Fushë Kosovës nuk u interesojnë problemet e qytetarëve!”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Dega e Partisë Demokratike në Fushë Kosovë, gjatë gjithë ditës së djeshme ka përcjellur në faqen e saj reagimet e qytetarëve të cilët i bënin thirrje për marrjen e masave të nevojshme pas situatës së krijuar.