Gjendje e jashtëzakonshme nga zjarret në ShBA, evakuohen mijëra njerëz

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 10:23 | Nga

Për shkak të zjarreve në pyje që shpërthyen në shtetin amerikan të Arizonës, në qarkun Yavapai është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Zjarri që shpërtheu në Pyjet Kombëtare Prescott në Arizona vazhdon të përhapet. Flaka me ndihmën e erës e cila mbërrin shpejtësinë deri në 56 kilometra në orë ka përfshirë një hapësirë prej 8.300 hektarë.

Guvernatori i Arizonës Doug Ducey ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Yavapai dhe janë mbyllur të gjitha rrugët kryesore që çojnë në qytetin Prescott.

Në Mayer dhe Dewey-Humboldt janë evakuuar rreth 6.000 njerëz.

Me flakët janë duke luftuar rreth 500 zjarrfikës, ndërsa njëri prej tyre është lënduar.

Zjarret që patën shpërthyer në Arizona në vitin 2013 morën jetën e 19 zjarrfikësve.

Zjarret janë shfaqur edhe në pjesën perëndimore të SHBA-së, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe janë evakuuar disa mijëra njerëz.

Si pasojë e zjarreve në veri të Los Angeles, janë djegur shumë shtëpi.

Zjarri në San Luis Obispo ka përshirë edhe pronën e yllit të serisë së famshme “The Big Bang Theory” Johnny Galeckog.

Në shtetin amerikan Utah janë djegur 13 shtëpi dhe janë evakuuar dhe 1500 njerëz që ishin në një qendër skijimi.

Zjarri në tre vende është shfaqur edhe në Uashington.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme