Spitali Rajonal i Pejës po kalon një gjendje jo të mirë më COVID-19.
Në këtë spital janë infektuar mbi 20 persona, pjesë e stafit. Prej tyre pesë janë mjekë, 11 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimeve teknike.
Në 24 orët e fundit, në Spitalin e Pejës janë trajtuar 67 pacientë të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 26 me oksigjenoterapi. Nëntë pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ndryshe, në Pejë se fundmi ka ndërruar jetë një pacient 73-vjeçar nga Komuna e Klinës.