Gjeneral Salvatore Cuoci nga sot merr komandën e KFOR-it

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 08:12 | Nga

Sot në selinë KFOR-it do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës, ndërmjet komandantit në largim të KFOR-it, gjeneral majorit Giovanni Fungo dhe komandantit të ardhshëm të KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci.

Pas ceremonisë së ndërrimit të komandës, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali James G. Foggo III, dhe komandanti i ardhshëm i KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, do të prononcohen për media.

Komandanti në largim Giovanni Fungo dje në komunikatën e fundit për media tha se situata e sigurisë në Kosovë është e mirë, por sipas tij, prania e KFOR-it në Kosovë nuk ndërlidhet me ndonjë periudhë kohore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme