Gjeneral Ulutaş takon Gjeneral Mojsiloviq

Prishtinë | 11 Dhj 2025 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, u takua në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneral Milan Mojsiloviq.

Gjeneral Major Ulutaş e falënderoi Gjeneralin Mojsiloviq për mikpritjen dhe për një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh mbi shumë tema me interes të përbashkët.

Ai theksoi se komunikimet e rregullta dhe transparente midis KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë janë thelbësore për të nxitur ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe për të adresuar zhvillimet përkatëse të sigurisë, për të parandaluar çdo rrezik të përshkallëzimit të paarsyeshëm dhe, në fund, për të mbrojtur stabilitetin rajonal.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme