Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Vushtrrisë, është mbajtur Akademi Solemne që u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka thënë se një komb që ka dëshmorë e ka të ardhmen e sigurt.
Po ashtu ai bërë thirrje që të populli shqiptar të jetë i bashkuar, sipas tij më tepër se kurrë kombi shqiptar ka nevojë për unitet , për funksionim institucional, koordinim politik dhe mos të shndërrohen miqtë në armiq.
“Një komb që ka dëshmorë e ka të ardhmen e sigurt, ne kemi dhënë dëshmorë që nga viti 1877-88, deri tek lufta e fundit në vitin 1999 që u dhanë shumë dëshmorë për këtë liri që e gëzojmë sot. Dëshmorët kanë vetëm ditëlindje ata folën me gryken e pushkës. Sot jemi këtu të pavarur falë tyre. Këtu jemi për të nderuar ata qe dhanë kontributin për bashkimin kombëtarë. Me të vërtetë ne kemi dy flamuj dhe dy himne por ne jemi një shtet. Sot flasim për sakrificën sublime për dëshmorët e kombit sot kam para vetës ata që lanë gjymtyrët e veta për ta sjellë lirinë. Kam përballë familjarët e tyre që dhanë jetën.
Më tepër së kurrë kombi ynë ka nevojë për unitet, për funksionim institucional, koordinim politik, te mos shndërrojmë miqtë në armiq. Na bënë thirrje të gjithëve të jemi të bashkuar deri këtu na sollën dëshmorët kurse tani e ardhmja ka nevojë për ne”, ka thënë Idrizi.
Gjenerali, Kudus Lame ka deklaruar se të përkujtosh dëshmorët është krenari që na bënë të ndihemi më të qetë dhe të sigurt.
“Jam u privilegjuar që më jepet mundësi të them disa fjalë për këtë dite. Jam e bindje që dëshmorët nuk kanë nevojë për ne por ne kemi shumë nevojë për ta. Ushtria ka 72 dëshmorë duhet të pranuar që në Kosovë të gjithë kanë qenë luftëtarë. Nga kjo trevë vijnë këtu sot me figurën e Hasan Prishtinës që na bënë krenar, po ashtu e Azem Galicës derisa erdhi një ditë që burrat dhe gratë e kësaj krahine u rreshtuar në njësinë çlirimtare për te ardhmen e brezave në liri. Të përkujtosh dëshmorët është krenari që na bënë të ndihemi më të qetë dhe të sigurt. Donin edhe ata të jetonin dhe të gëzonin pranë njerëzve dhe më të dashuritë e tyre por kanë menduar si të bëjnë më te mirë për te ardhmen e Kosovës. Të gjithë ishin të gatshëm për sakrificën sublime nuk kam dëgjuar ndonjë që kanë menduar që do mundin te mos vriten”, ka thënë Lame.
Tutje, ai përmendi edhe krerët e UÇK-së që janë ende duke u gjykuar në Hagë, sipas tij kjo po e shëmton lirinë e Kosovës.
“Një grusht burrash prej atyre luftëtarëve i kemi sot janë të marrë peng në Hagë, të marur vetëm pse mbrojtën lirinë, mund të ishin edhe ata me përmendore por jeta i kurseu. Kjo është një mostër që na shëmton lirinë. Të luftën shqiptarët kundër luftës ky është një krim që e bëjnë për familjet e tyre. Kam dëgjuar duke thënë se mos i përzieni UÇK-në me ata që janë në Hagë. Por një ditë do t’iu përmendin emri me turp dhe përpiqen të njollosin luftën duke e lënë Kosovën pa udhëheqje”, shtoi ai.
Kryetari i ShFD UÇK-së dega e Vushtrrisë, Gëzim Zoçaku potencoi se dëshmorët janë burimi i krenarisë kombëtare.
“Sot po përulem me respekt dhe krenari para gjithë dëshmorëve që ranë për bashkimin e trojeve tona. Ata që na shtuan dashurinë për atdheun ishit ju familje të dëshmorëve që dhanë jetën për liri. Kosova kishte nevojë për mbrojtje, me UCK u ngrit lartë balli i qëndresës. Në krye me komandantin legjendat Adem Jashari dolëm ballë, dëshmorët janë burimi i krenarisë kombëtare. Kur nderojmë dëshmorët e kombit respektojmë familjet e tyre, sot ende kam mbetur të punohet në bashkimin kombëtarë. Kosova sot është e lirë por ka shumë nevojë që të punohet në bashkim”, ka thënë Zoçaku.
Për kontributin e dhënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, kryetari shpërndau mirënjohje gjeneralit Rrahman Rama, dhe gjeneral Kudusi Lama.