Gjenerali i ushtrisë amerikane, Scott Miller, është emëruar komandant i forcave të NATO-s në Afganistan, në kohën kur Uashingtoni ka vënë në pyetje rritjen e përpjekjeve për të shtyrë talibanët në bisedimet për paqe me qeverinë në Kabul.
“Për të qenë të suksesshëm, ne duhet të vazhdojmë adaptimin ndaj ambientit të armikut”, tha Miller gjatë ceremonisë së pranimit të komandës në selinë e NATO-s.
“Nuk ka vend për status quo”, shtoi Miller.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë një vit që nga strategjia për presionin ndaj talibanëve, duke shtuar sulmet ajrore dhe duke dërguar mijëra trupa për të trajnuar forcat afgane.
Por, ende nuk ka shenja të suksesit, përderisa militantët po vazhdojnë sulmet ndaj qeverisë, si dhe sulmet ndaj civilëve dhe ushtrisë po vazhdojnë. /REL