Gjenerali amerikan Wesley Clark, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është pritur nga ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresime për medie.
Gjatë ditës agjenda e gjeneralit Clark do të jetë si në vijim:
Takim me Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Shvarc, Kryeministrin Albin Kurti, me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryetarin e Parlamentit zotin Glauk Konjufca.