Gjeneralmajori Ulutas ia dorëzon komandën e KFOR-it italianit Barduani, theksohet mbështetja e aleancën në dialog

Prishtinë | 11 Tet 2024 | 11:56 | Nga Gzim Mujaj

Gjeneralmajori i ushtrisë turke, Özkan Ulutas ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani, raporton Ekonomia Online. Ceremonia e pranim-dorëzimit të komandës është mbajtur në Kampin Film City në Prishtinë.

Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani ia dhuroi medalje presidenciale ushtarake Gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan Ulutas.

Gjenerali Ozkan Ulutash ka theksuar se sivjet shënohet 25 vjetori i KFOR-it në Kosovë i cili përpiqet të ofrojë një mjedis të qetë. Ulutash ka deklaruar se situata në Kosovë mbetet fragjile.

“Gjatë këtyre 25 viteve anëtarët e komunitetit ndërkombëtarë kanë rezultuar në siguri publike në përmirësimin e marrëdhënieve dhe për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët. Ne dëshirojmë të tregojmë se ofrojmë paqe”, ka thënë ai.

Përderisa admirali Stuart B. Munsch, komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, ka lavdëruar punën e komandantit Özkan Ulutas në Kosovë.

Ai ka thënë se NATO-ja dhe KFOR-i me mbështetjen e plotë të BE-së e kanë lehtësuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Bashkësi ndërkombëtare mbetet e përkushtuar të punojmë së bashku për të promovuar paqe e stabilitet për të gjithë. 25 vjet mbi 100 mijë perona nga 27 shtet kanë shërbyer në KFOR për të ofruar paqe dhe siguri. Tani vitin e kaluar kemi pasur një komandat të dalluar të KFOR-it Ozkan Ulutas, i cili ka kryer një detyrë të madhe. Që nga dita e parë gjenerali ka punuar me devotshmëri dhe pa reshtur për të për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”.

“KFOR është ballafaquar me disa sfida të sigurisë për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe të gjitha detyrat i ka kryer me sukses. Kjo udhëheqje e ka dërguar KFOR-in përpara për të zhvilluar aktivitet diplomatike, zotimi i përbashkët i gjeneralit Ozkan Ulutash ishte i denjë dhe paanësia e tij në udhëheqje ishte në nivelin më të lartë dhe dinamika e tij e punës ishte për çdo lavditë”.

“NATO dhe KFOR me mbështetjen e BE e kanë lehtësuar dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet dhe jashtë këtij dialogu duke vepruar me zotim të madh për të parë se çafër duhet të përfshihet dhe çfarë të përjashtohet në dialog. Veprimet e Qeverisë në këtë dialog kanë pasur për qellim uljen e tensioneve”, ka thënë ai.

Të ngjashme