Dy televizione gjeorgjiane dhe mijëra faqe interneti janë përfshirë nga një sulm i gjerë kibernetik. Sulmi ndodhi të martën dhe atij nuk i shpëtuan as faqet e gjykatave, të cilat përmbajnë të dhëna personale të qytetarëve.
“Rrjeti është i paralizuar. Nuk kemi sinjal, nuk mund të bëjmë transmetim dhe nuk po mund t’i përdorim kompjuterët. Po punojmë që ta kthejmë transmetimin sa më shpejt që është e mundshme”, shkroi në Facebook zëdhënësi i një televizioni të prekur nga ky sulm.
“Transmetimi i programit është ndërprerë. Punëtorët e IT-së së kanalit tonë po përpiqen ta kthejnë transmetimin”, tha një punëtor i televizionit tjetër.
Në disa raste, në ballinat e faqeve të internetit ishte vendosur një fotografi e ish-presidentit të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, me mbishkrimin “Do të kthehem”.
Më shumë se dy mijë faqe internet, përfshirë faqet e organizatave joqeveritare dhe të kompanive private, ishin cak i këtij sulmi.
Ndryshe, Saakashvili kishte shërbyer si president i Gjeorgjisë nga janari i vitit 2008 deri në nëntor të vitit 2013 shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express. . Ai akuzohet nga qeveria e tanishme për disa vepra kriminale, ndonëse të gjitha i ka mohuar.