Gjërat e përditshme që sabotojnë rënien në peshë Shumë prej nesh ëndërrojnë të kenë një trup të hollë, por pas përpjekjeve të shumta për të humbur peshën e padëshiruar, e gjithë puna dështon.
Nëse po mundoheni të bini në peshë dhe nuk po ja arrini dot pavarësisht përpjekjeve ndoshta jeni duke bërë gabim disa gjëra. Mungesa e gjumit mund t’ju shëndosh, apo dietat e rënda mund të rezultojnë të kundërta etj. Ja disa gjëra të përditshme që po sabotojnë punën tuaj për të rënë në peshë.
Mendoni se po të mbani dietë do të bini në peshë
E dimë që duket zhgënjyese por është e vërtetë. Dietat e forta nuk do ju ndihmojnë të bini në peshë. Dietat janë programuar për të rënë vetëm disa kilogramë dhe kjo rënie nuk është e përhershme. Prandaj mos tentoni të mbani dieta por të bëni një program ushqimor të shëndetshëm ku të konsumoni ushqim me vlera ushqyese dhe të shmangni yndyrat e këqija dhe sheqerin. Gjithashtu mos e lëni kurrë mëngjesin pa konsumuar.
I shoqëroni ushqimet me salca të ndryshme
Salcat edhe kur janë të shëndetshme përmbajnë shumë kalori duke sabotuar peshën tuaj. Prandaj konsumojini ato me kujdes.
I ndani ushqimet në kategorinë “e ndaluar” dhe “e lejuar”.
Trupi ka nevojë të konsumojë të gjitha ushqimet në sasinë e duhur. As çokollatat apo hamburgerët nuk janë të dëmshme dhe nuk shtojnë peshë kur i konsumoni një herë në kaq kohë.
Keni frikë nga ndjenja e urisë
Shumica prej nesh e konsiderojnë urinë si armikun tonë, por është gjëja më e shëndetshme në botë. Uria ka përfitime të shumta shëndetësore si nxit hormonin e rritjes, i cili stimulon rinovimin e qelizave, përmirëson tretjen dhe promovon rregullimin e sheqerit në gjak.
Konsumoni vetëm pije dhe smoothies
Smoothiet dhe lëngjet e freskëta të frutave janë shumë të shëndetshme, por nuk mund të konsumoni vetëm ato për të rënë në peshë. Për më tepër që lëngjet nuk ju mbajnë të ngopur aq gjatë sa ushqimi duke ju bërë të ndiheni të uritur më shpejtë.
Nuk flini mjaftueshëm gjumë
Gjumi na bën të jemi më të shëndetshëm dhe organet të funksionojnë siç duhet. Kur orët e gjumit janë të pakta sistemi tretës ngadalësohet dhe rritet niveli i sheqerit në gjak. Kjo shton kaloritë dhe peshën.
Konsumoni ushqimin shumë shpejt
Edhe nëse nuk keni kohë të konsumoni një vakt normal nuk duhet asnjëherë të hani shpejt. Trupit i duhen 20 minuta për të kuptuar nëse është i ngopur apo jo dhe nëse ju hani shpejt ka mundësi që të merrni më shumë kalori nga sa duhet.
Yndyrat nuk janë gjithmonë të këqija
Yndyrat ndahen në dy grupe kolesteroli i keq dhe ai i mirë. Kolesteroli i mirë që vejnë në formën e acideve yndyrore omega 3, 6, 9 janë të domosdoshme për trupin, lëkurën dhe flokun. Në të kundërt do të keni probleme.
Fokusoheni vetëm te palestra
Palestra dhe aktiviteti fizik është i shëndetshëm, por ushtrimet vetëm nuk do t’ju ndihmojnë të humbni peshë. Aktiviteti fizik djeg vetëm 10 deri në 30% të energjisë dhe nëse ushtroni më shumë. Dieta është faktori kryesor në programin humbjes së peshës, por ushtrimi është ende i mirë për shëndetin tuaj.