Ndjeni se po harroni ca si shumë kohëve të fundit?
Nga hormonet tek hamburgerët, më poshtë po ju paraqesim gjërat të cilat dëmtojnë memorien tuaj.
Tiroidja jofunksionale: Pyesni mjekun tuaj për një test tiroideje për të parë nëse ajo po ju shkakton probleme.
Mungesa e gjumit: Nëse zgjoheni pa fjetur mirë, kjo mund ta dëmtojë memorien e juaj.
Ankthi dhe depresioni: Lajmi i mirë këtu është se kur disponimi juaj përmirësohet, ashtu ndodh edhe me kujtesën.
Duhani: Dëmton trurin duke zvogëluar oksigjenin në tru. Duhani bënë që të akumulohen proteina jonormale të cilat i pamundësojnë trurit të ruaj informacione.
Dietat me shumë yndyra: Yndyrat e tepërta gjithashtu dëmtojnë kujtesën e njeriut.