Rreth 10 nga 100 femra në SHBA kanë vështirësi të mbesin shtatzënë, sipas statistikave.
Trupi i njeriut vepron në mënyra të mistershme kur bëhet fjalë për krijimin e një jete të re, por gjithashtu ka edhe faktorë të caktuar që mund të ndikojnë në shanset e ngjizjes.
Ndonjëherë, gjërat më të zakonshme mund ta ulin pjellorinë dhe t’jua ulin shanset për të mbetur shtatzënë.
Prandaj, më poshtë ju sjellim disa prej gjërave që, sipas ekspertëve, i ulin shanset për të mbetur shtatzënë.
– Ushtrimet e tepërta
– Niveli i lartë i stresit
– Mosha (në vitet e 20’ta, femra ka 25-30% shans të mbetet shtatzënë. Ky probabilitet zvogëlohet në 5% pas moshës 40 vjeçare)
– Mbipesha apo nënpesha
– Ekspozimi ndaj kimikaleve të caktuara kozmetike apo atyre të pastrimit
Si t’i rrisni shanset për të mbetur shtatzënë?
– Bëni joga
– Kujdes me produktet që i përdorni në zonën vagjinale
– Ushqehuni shëndetshëm
– Shtoni acid folik, zink, acide yndyrore omega-3 dhe hekur në dietën tuaj
– Pini më pak kafe.