Dëgjojmë shpesh të flitet se sa e mrekullueshme dhe magjike është shtatzënia.
Por gjatë këtyre nëntë muajve, e cila është padyshim periudha më e bukur në jetën e një nëne duhet filluar të respektohen edhe disa rregulla.
Nuk duhet të pini duhan
Tymi bën keq, pa imagjinuar dëmet që mund t’i shkaktojë fetuesit! Për fat të keq ka disa që vendosin të tymosin disa cigare në ditë, por nuk ekziston gabim më i madh. Të tymosësh bën keq, jo vetëm juve, por edhe dashurisë tuaj të madhe që po rrisni brenda jush.
Hiqni dorë nga leximi i postimeve të trishta rreth lindjeve
Nëse jeni në ankth për lindjen, evitoni leximin e artikujve për lindje që nuk kanë pasur një zhvillim të mirë. Me shumë siguri nuk do t’ju bëjë mire. Kërkoni për artikuj që përcjellin lumturi dhe ngjarje pozitive. Megjithatë kujtoni: çdo lindje ka të vetën!
Thuaji jo ilaçeve
Përpara se të merrni një të tillë është e rëndësishme të konsultoheni me gjinekologun tuaj. Asnjëherë mos vendosni për veten tuaj për të marrë një ilaç. Mund t’i shkaktojë dëme fetusit.
Kujdesi me ushqimin
Gjatë shtatzënisë duhet ndjekur një dietë strikte ndaj dhe duhet të këshilloheni me mjekun që ju ndjek për pjesën e ushqimit që duhet të shmangi apo që edhe duhet të konsumoni më shumë.