Një shprehje e vjetër thotë, “Kur jeni në Romë, bëni siç bëjnë romanët”. Pra, kur udhëtoni jashtë vendit, duhet të bëni kujdes të respektoni rregullat e atij qyteti. Është e rëndësishme të informoheni për gjërat e ndaluara, në mënyrë që të jeni të sigurt dhe të mos krijoni polemika.
Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni disa rregulla që nuk duhet të shkelni kur udhëtoni jashtë vendit:
Bakshishet në Japoni
Nuk është e detyrueshme të lini bakshishe në Japoni, madje në disa raste konsiderohet edhe diçka e pasjellshme nëse e bëni. Ata paguhen për çdo shërbim dhe bakshishi i tyre është i vendosur në fund të faturës.
Ndarja e faturave në Francë
Konsiderohet diçka jo e sofistikuar, kur bëhet fjalë për ndarjen e faturës në Francë. Kjo për shkak se ata nuk duan të flasin fare për para. Sidoqoftë, nëse jeni një grup i madh, me siguri mund të vendosni paraprakisht për ndarjen e faturës.
Përshëndetja me dorë në Greqi
Për grekët, eksopozimi i dorës është më shumë një fyrje, sesa një përshëndetje. Për ta është si të thuash “unë të refuzoj”.
Fotografimi pa marrë leje në Emiratet e Bashkuara Arabe
Ky konsiderohet një krim, sipas ligjeve kibernetike të vendit. Mund të dënoheni me burg deri në 6 muaj, sidomos nëse fotot publikohen në rrjetet sociale.
Shmangia e radhës në Australi
Mos mendoni të kaloni pa radhë nëse ndodheni në Australi dhe Angli, pasi në këto vende respektohet në maksimum radha për të kryer një shërbim.