Gjermanët shtrëngojnë dorën – bie konsumi

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Inlfacioni dhe recesioni po i bëjnë të pasigurtë gjermanët. Në vend ka rënë konsumi privat, i cili gjithmonë ka qenë shtysë e ekonomisë gjermane.

Për herë të parë prej tetë muajsh atmosfera tek konsumatorët gjermanë është përkeqësuar. Indeksi i konsumit, sipas institutit studiues të konsumit, GfK ka arritur në këtë përfundim pas një sondazhi me 2000 vetë të anketuar.

Keqësimi i atmosferës së konsumit është i papritur për analistët. “Zhvillimi i aktual i gjendjes së konsumatorëve të sinjalizon, se konsumatorët janë shumë të pasigurtë”, thotë ekonomisti Rolf Bürkl. Sipas ekspertëve shkak për këtë janë vijimësia e shtrenjtimit të produkteve në Gjermani. Në maj inflacioni, sipas Zyrës Federale të Statistikave arriti shifrën 6,2%, pas 7,4% në prill. Deri në shkurt të këtij viti inflacioni ishte më shumë se 8%, kundrejt vitit të shkuar.

Por edhe frika nga ekonomia në stanjacion apo në rënie duket se i ka bërë të pasigurtë konsumatorët gjermanë. Institutet kryesore ekonomike në Gjermani kanë konfirmuar, se kapaciteti ekonomik i Gjermanisë këtë vit do të bjerë. Instituti ifo llogarit me një minus prej 0,4%. Kjo ka efekt tek konsumatorët, që kanë një pritshmëri më të ulët në lidhje me të ardhurat e tyre. Familjet gjermane këtë vit presin humbje reale të të ardhurave për shkak të inflacionit të lartë. Pasoja: rënie e dëshirës për konsum. “Kjo duket ndër të tjera në rritjen e dëshirës për kursime”, thotë Bürkl.

Ekspertët nuk presin përmirësim të shpejtë të gjendjes. Konsumi privat, sipas GfK këtë viot do të bjerë dhe nuk do të shërbejë më si shtysë për ekonominë. Pozitivisht për të ardhmen shikohet tendenca në rënie e inflacionit, thonë ekspertët, pasojat në këtë rast nuk do të jenë aq të rënda në ekonomi, megjithë humbjen e fuqisë blerëse.

Të ngjashme