ë paktën 25 fëmijë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre rëndë, pasi një autobus u përplas me një kamion në Baden-Württemberg, në Gjermaninë Jugperëndimore.
Përplasja ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit në qytetin e Biberach, pasi shoferi i autobusit kaloi në korsinë e kundërt.
Autobusi më pas u përplas me një kamion. Policia tha se arsyet e hyrjes së gabueshme të shoferit të autobusit ishin ende të paqarta. Shoferi u plagos rëndë.
Një helikopter u dërgua për të transportuar drejtuesit e të dy automjeteve në klinika.
Të rinjtë që pësuan lëndime të vogla u dërguan gjithashtu në spital, raporton DW.